VLORE- Trafikimi është krim, të gjithë duhet të bashkohemi për ta ndaluar atë. Me këtë nismë është zhvilluar konferenca kombëtare për cështjet e trafikimit të qënieve njerëzore në Vlorë. Në këtë aktivitet është prezantuar puna në fushën e luftës anti-trafik të qenieve njerëzore dhe gjithashtu situata aktuale në Shqipëri. Të pranishëm ishin Zëvendës Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea dhe Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.

Zëvendësja Gjebrea, gjatë fjalës së saj, u ndal në rekomandimet e ndërkombëtareve dhe në vecanti të ambasadës amerkiane. Gjebrea u shpreh se kjo është luftë e çdo dite, si dhe prioritet i qeverisë.

“Frenimi i trafikimit të qënieve njerëzore është lufta e përditshme e Ministrisë së Brendshme. Trafikimi i personave është një shkelje themelore e të drejtave të njeriut, cënim i dinjitetit dhe lirisë të njeriut”- deklaroi gjatë konferencës Gjebrea.
 

Ndërsa në fjalën e tij ambasadori Arvizu, u shpreh se në fokusin e tyre është lufta kundër trafikimit të qënieve njerezore, për të cilën kanë kërkuar edhe mbështetjen e ndërkombëtarve. Gjithashtu Arvizu ka vleresuar dhe bashkëpunimin e insitucioneve në këtë luftë, duke theksuar se edhe Ambasada Amerikane ka kërkuar mbeshtetjen e ndërkombetarëve për këtë cështje. 

Shtetet e Bashkuara e kanë në fokus fenomenin, duke angazhuar 8 përfaqësues të ambasadës në shqipëri për të monitoruar punën në këtë drejtim. Trafikimi është një fyerje ndaj gjithë shoqerisë. SHBA do të vazhdojë te jetë udhëheqëse në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore. SHBA e nxisin këtë luftë përmes organizatave të ndryshme, OJF-ve, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolit të shoqatave civile në luftën kundër trafikimit, i cili është mbi të gjitha një rol jetik. Për keto arsye disa nga kontributet konkrete janë identifikimi dhe shërbimet ndaj viktimave të trafikuara.

Këto organizata janë te vogla dhe jo të mirëfinancuara, por janë shembull i një pune intensive për të reduktuar fenomenin"- tha gjatë fjalës së tij Ambasadori amerikan, Arvizu.

 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)