Këshilli Bashkiak i Vlorës është konstituuar në një ceremoni zyrtare, ku bëri betimin edhe kryetari i ri i zgjedhur nga vlonjatët, Dritan Leli. 

Në ceremoninë e zhvilluar në teatrin “Petro Marko” përvec deputetëve të qarkut dhe ministrave, ishte i pranishëm dhe ish kryetari Shpëtim Gjika.
 
Ai ka ndjekur deri në fund ceremoninë nga llozhat. Nuk ka munguar dhe urimi për të sapozgjedhurin Leli, urim i cili u shoqërua me një buqetë lulesh. 

këshilli bashkiak i Vlorës përbëhet nga 29 anëtarë të së majtës dhe 11 nga aleanca e djathtë. Kryetarja e këshillit u zgjodh Vojsava Shkurtaj, nënkryetare Denada Mecorapaj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)