VLORE - Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e dy të rinjve, pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 13-vjeçare.

Të arrestuar janë shtetasit Jetmir Nexhip Brahimaj 24 vjeç, banues në Vlorë dhe Klajdi Dalip Sakaj 19 vjeç, banues në Fier. Sipas policisë së Vlorës dy të rinjtë “kanë kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur K. Gj. 13 vjeç, banuese në Vlorë”.

Sipas njoftimin zyrtar të policisë së Vlorës, 24-vjeçari Brahimaj ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën K. Gj., në orët e para të mëngjesit të djeshëm.

Ndërkohë që policia e Vlorës sqaron se ndalimi i 19-vjeçarit Sakaj është bërë pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren K. Gj., në muajin dhjetor të vitit 2012.

Dy të rinjtë do procedohen më tej penalisht, pasi akuzohen për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)