VLORË - Dy të rinj nga Durrësit janë aksidentuar në autostradën Levan Vlorë, teksa automjeti i tyre ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit.
 
Nga ngjarja e ndodhur rreth orës 09:58 të kësaj të shtune në vendin e quajtur Panaja, mbetën të plagosur E. K 23 vjec dhe e dashura e tij G. L, 19 vjec nga qyteti i Durrësit.
 
Të rinjtë u transportuan menjëherë për në Spitalin e Vlorës nga mjete të rastit, për të marrë ndihmën mjekësore, ku tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Automjeti tip Ford Focus me targa DR 8135 E doli nga rruga dhe u godit fort me pjesën anësore të saj. E ndikuar edhe nga shpejtësia e madhe sipas policisë mbi 160 km, motori i automjetit është shkëputur duke fluturuar në ajër. Për këtë shkak ky aksident më herët u raportuar si një shpërthim.



Policia e Vlorës bën me dije se në automjet dhe vendin e ngjarjes nuk u gjetën shenja shpërthimi.

Por, bëhet e ditur se, si rezultat i shpejtësisë dhe energjisë së zotëruar është shkëputur motori dhe pjesët metalike janë shpërndarë mbi asfalt. Pasagjerja e plagosur shpjegon se në momentin e daljes nga rruga përpara tyre ka qenë duke qarkulluar një motor i cili ka bërë ndërprerjen e rrugës se autoveturës.
 
E. K me profesion balerin dhe e dashura e tij G. mësohet se ishin nisur për të kaluar fundjavën në bregdetin e jugut.
 
Sipas dëshmive të dhëna nga drejtues të automjeteve të tjerë që ishin pas makinës e cila ka shpërthyer, bateria e mjetit me targa DR 8135 E ka "fluturuar" në ajër.


Ora 11:05 Spitali i Vlorës: Gjendja e të plagosurve nën kontroll
Nga policia e Vlorës bëjnë me dije se dy të plagosurit janë E. K 23 vjeç dhe E. Sh 19 vjeçe.
 
Ndërkohë që burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije për A1 Report se 23-vjeçari E.K. është në gjendje më të rëndë për shkak se impakti ka ndodhur në krahun e shoferit. Ndërsa 19-vjeçarja G.L sipas mjekëve të Vlorës ka plagë të lehta


vlore aksidenti