VLORË - Persona të maskuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve 3 udhëtarë, të cilët ishin duke lëvizur me automjetin e tyre në aksin rrugorë Vlorë-Kotë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur Ura e Sklapit në hyrjë të fshatit Kotë.
 
Sipas policisë së Vlorës, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur automjetin që drejtohej nga shtetasi me inicialet E.S, si 1 milion lekë dhe sendet personale që kishin me vete.  Policia nisi menjëherë hetimet dhe brenda pak orësh ka bërë të mundur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, Besmir Danaj, 28 vjeç.
 
Të riut, banues në fshatin Shkallë, Mavrovë, Komuna Kotë, i është gjetur edhe makina tip fuoristradë “Nisan” me targa AA 176 HK e grabitur shtetasve të mësipërm, i cili ishte braktisur nga autorët pas kryerjes së krimit në një distancë të largët nga vendi i ngjarjes.
 
Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë dhe 13 fishekë. Policia vijon hetimet për kapjen e personave të tjerë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje. Nga krimet e Rënda në Policinë e Vlorës po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.
 
Dosja me materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës, për veprat penale “vjedhja me arme e kryer në bashkëpunim”, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “heqje e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)