VLORË - Gjykata e Vlorës ka lënë në burg ish-drejtoreshën e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë Algerta Fejzullan dhe Avokaten Dhurata Sulaj.
 
Fejzulla dhe Sulaj u arrestuan para 4 ditësh pasi morën 50 mijë lekë të reja për mosekzekutimin e një vendimi.

Ndërkohë qël dy ditë më parë ministri i Drejtësisë Nasip Naço e shkarkoi nga posto Fejzullan për shpërdorim detyre dhe për korrupsion.
 
Kjo e fundit dyshohet se nuk ka kryer ekzekutimin e një titulli ekzekutiv në këmbim të një shume të konsiderueshme parash të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës. Ndërkohë Dhurata Sulaj, akuzohet se ka qenë ndërmjetësja midis kryepërmbarueses së Vlorës dhe një personi tjetër.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)