VLORË - Një 12-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në Plazhin e Vjetër në qytetin bregdetar të Vlorës.
Sipas informacioneve të Policisë djali ishte nën shoqërinë e nënës së tij dhe ndryshe nga sa u raportua në fillim se po lahej në thellësi, ai ndodhej në breg. Policia sqaron se 12-vjeçari ka pirë shumë ujë deti dhe ka mbetur pa ndjenja.
Kanë qenë pushuesit e tjerë të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë si dhe policia e cila mbërriti në plazh pas njoftimit për ngjarjen.
12-vjeçari është transportuar me ambulancë në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com