Mbytet skafi në Zvërnec pasi u përplas me shkëmbinjtë, shpëtojnë 4 turistët italianë! 38-vjeçari bën me faj shtetin shqiptar: Te penalizohet, s'ka hartë digjitale detare

VLORË- 4 turistë italianë, mes tyre dhe një fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht mëngjesin e sotëm, pasi skafi me të cilin po udhëtonin u përplas me disa shkëmbinj nënujor, teksa po kalonin në Zvërnec. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në zonën e quajtur ‘Hunda e Plakut’. Skafi me drejtues shtetasin G.V, 61-vjeç, banues në Pavia Itali, ka hyrë në gjirin e Zvërnecit, për t’iu afruar plazhit, por ka goditur një shkëmb nën ujë, pasi nuk e njihte si zonën.

Në mjet ndodheshin shtetasit M. R., 38 vjeç, K. B., 33 vjeçe dhe një i mitur, banues në Pavia, Itali, ndërsa për t’i shpëtuar ka ndërhyrë policia kufitare dhe Guarda Di Finanza, të cilët kanë nxjerrë turistët në breg. Të dëmtuarve u është dhënë ndihma e parë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Familja nga Pavia kishte shëtitur në Slloveni, Kroaci, Malin e Zi dhe kishin planifikuar të vizitonin jugun e Shqipërisë. Andrea rrëfen se në skaf ndodhej me djalin 4 vjeç bashkëshorten dhe një mik të familjes.

Ai tregon se përdor aplikacionin "navionics" për lundrimin në det dhe nuk ka pasur probleme në shtetet e tjera, por vetëm kur ka mbërritur në Vlorë. Ai akuzon shtetin shqiptar se nuk ka përditësuar hartën digjitale detare, që paralajmëron rrezikon e shkëmbinjve nënujorë.

'Siguracioni nuk na mbulon shpenzimet sepse ky është një problem i shtetit shqiptar, i cili nuk ka hartë Detare digjitale me referencat themelore të hartografike për lundrimin me varkë'- tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:36
U mbyt pasi u përplas me shkëmbinjtë nënujorë, dalin pamjet e skafit të mbytur në Vlorë

1654594593_jahti.jpg

Report Tv ka siguruar pamjet e skafit të mbytur në Vlorë, në të cilin ishin 4 turistë italianë, të cilët shpëtuan mrekullisht. Skafi me turistë italianë, u përplas me shkëmbinjtë nënujorë në zonën e plazhit të Zvërnecit mëngjesin e sotëm.

Ora 09:39
Skafi i tyre u mbyt pasi u përplas me shkëmbinjtë, turisti italian: Shteti shqiptar duhet të penalizohet, të sinjalizojë për pjesën nënujore

Një tragjedi është shmangur mëngjesin e sotëm më bregdetin e Zvërnecit pasi 4 turistë italianë kanë shpëtuar mrekullisht. Skafi me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë u përplas me disa shkëmbinj, ndërsa një prej tyre ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Turisti tha se shteti shqiptar duhet të penalizohet pasi duhet të kryejë lajmërime për shkëmbinjtë nënujor. Ai tregon se përdor aplikacionin "navionics" për lundrimin në det dhe nuk ka pasur probleme në shtetet e tjera, por vetëm kur ka mbërritur në Vlorë. Ai akuzon shtetin shqiptar se nuk ka përditësuar hartën digjitale detare, që paralajmëron rrezikon e shkëmbinjve nënujorë.

‘Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga Sllovenia. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për në Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det. Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë.

Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e Kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim.’Siguracioni nuk na mbulon shpenzimet sepse ky është një problem i shtetit shqiptar, i cili nuk ka hartë Detare digjitale me referencat themelore të hartografike për lundrimin me varkë'.- tha ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati: 07/06/2022 19:39

    Ka ardhur koha per nje jahte te ri apo nuk e ke te siguar?

    Përgjigju
  • Ton Ton T: 07/06/2022 17:40

    Dixhital. Gazetar prasi

    Përgjigju
    • Koehlmeier: 07/06/2022 18:19

      informohu o pras https://www.portalishkollor.al/news/digjital-apo-dixhital

  • Bledi: 07/06/2022 15:31

    Ka harta digjitale por kure dele nga kursi edhe shkone ne zona te pa shenuara per ruget detare kshu perfundon. Fajin seka shteti por kapiteni amator.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare