VLORE- Qyteti i Vlorës edhe pse një qytet me më shumë se 200 mijë banorë, nuk ka një grafik të përcaktuar të farmacive që duhet të qëndrojnë hapur gjatë natës në shërbim 24 orë për qytetarët, e sidomos në raste urgjence. Shpeshherë qytetarët e kanë thuajse të pamundur ta marrin këtë shërbim gjatë orëve të vona, përjashto këtu ndonjë farmaci në afërsi të spitalit rajonal të Vlorës, ku shërbimi zakonisht ofrohet në çdo orë.
 
ISKSH konfirmon se në kontratat që ajo posedon me farmacitë nuk ka asnjë klauzolë detyruese, çka bën që fati i qytetarëve të ngelet në dëshirë të farmacistëve.
 
Ndryshe nga çdo vend i botës por dhe rajonit ku shteti ndërhyn për të përcaktuar një grafik ku secila farmaci shërben me turn 24 orësh sipas radhës së përcaktuar, përpara kësaj nevoje në Vlorë të gjithë ngrenë supet.
 
“Përsa i përket barnave me rimbursim, në farmaci ka mungesa” pranon shefja e zyrës së Rimbursimit Anila Gjataj, por ligji detyron çdo farmaci që të posedojë minimalisht 60% të listës së barnave me rimbursim.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)