VLORË - Ndërprerja e procesit të legalizimit të banesave ka nxjerrë në protestë 200 familje në zonën që njihet si Zyrat e Pyjores në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ndërprerja e procesit të legalizimit ka ardhur me pretendimin se territori ku janë ndërtuar shtëpitë, i përket bashkisë së Vlorës, ndërsa kjo bie në kundërshtim me ligjin për legalizimet, ku janë përcaktuar qartë se në cilat raste ndërpritet procesi i legalizimit.
Ndërprerja e procesit ndodh kur ka studime urbanistike për zonën, kur një zonë specifike përcaktohet si turistike, dhe kur ka një distancë nga vija e ujit ose nga bregdeti, ndërkohë asnjë prej këtyre rasteve, sipas banorëve, nuk lidhet me zonën ku ata kanë ndërtuar.
Banorët kërcënojnë më përshkallëzim protestash nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO