VLORE - Gjiri i Vlorës është ndotur nga niveli i mërkurit, dyfish më shumë se limiti i përcaktuar nga Bashkimi Evropian. Ky fakt është konfirmuar nga një studimi i kryer nga qendra mjedisore EDEN, i cili bazohet në matjen e nivelit të mërkurit në det.

Rreth 1200 banorë që jetojnë në zonën e pyllit të Sodës ndihen të rrezikuar nga sëmundjet që shfaqen si shkak i mbetjeve të lëndëve helmuese. Nga ana tjetër, edhe biznesi i peshkatarëve rrezikon të pësojë një falimentim, pasi sipas tyre në këtë situatë të krijuar nuk mund të shërbejnë në treg peshkun e infektuar nga prania e mërkurit, pasi paraqet rrezik për shëndetin e konsumatorëve.

Sipas studimit te EDEN janë dy lloje peshqish, siç është barbuni dhe merluci, ku prania e mërkurit i tejkalon vlerat e lejuara duke krijuar një zonë të nxehtë të mërkurit, e mjaftueshme për të paraqitur kërcënime serioze për ekosistemet dhe shëndetin e njeriut.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)