Vlorë, nëpër qytet me pistoletë
në brez, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga polica në Vlorë, pasi ju gjet një pistoletë pa leje.

Sipas policisë 39-vjeçari  Mandi Begaj u kap gjatë një kontrolli në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit",

Njoftimi i plotë i policisë:
Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë !

Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e

Komisariatit të Policisë Vlorë në DVP.Vlorë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.

Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :
Mandi Begaj, 39 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e policisë gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen ''Uji i ftohtë'', duke mbajtur në përdorim një armë zjarri Pistoletë pa leje.

Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

arme zjarri pa leje vlore
  (39-vjeçari Mandi Begaj i arrestuar dhe arma pa leje)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen