VLORË - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Gjorm në Vlorë, ku një 17-vjeçare është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i saj brenda ambienteve të shkollës. Nxënësja 17 vjeçare E.Totaj, e vitit të tretë të shkollës së mesme “Hamdi Rrapi”, është qëlluar me dy plumba nga bashkëmoshatari i saj në ambjentet e shkollës, i cili është nipi i drejtoreshës së shkollës dhe djali i njërës prej mësueseve. 

Mësohet se autori A. Arshija, nga fshati Lepenicë, një fshat 3 kilometra nga shkolla, pasi ka fyer dhe qëlluar me grushte ne korridoret e shkollës 17 vjeçaren, ka nxjerrë pistoleten që e mbante me vete dhe ka shtënë dy herë ne drejtim të saj.

Fillimisht 17 vjecarja ka ikur me vrap duke dalë në oborin e shkollës duke i shpëtuar plumbave, por bashkëmoshatari i saj e ka ndjekur nga pas me pistoletë në dorë duke qëlluar në drejtim të saj të gjithë karrikatorin. Si pasojë vajza është plagosur me një plumb, që e ka prekur në sipërfaqe të kokës.

"Rezultoi një dëmtim i lëkurës nga një material, nga një predhë. E sëmura paraprakisht u ekzaminua nga një skaner i cili disponohet në spitalin e Vlorës dhe u rikthye përsëri në sallë ku me një procedurë të thjeshtë me anestezi lokale u hoq predha e cila iu dorëzua autoriteteve të policisë së shtetit. E sëmura është në gjendje të mirë." tha kirurgu i Spitalit të Vlorës, Leonard Lika.

Në këtë moment autori ka marrë automjetin e tij dhe është larguar, ndërsa e plagosura është dërguar në spitalin e Vlorës ku sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut.
Pas dy orësh policia e Vlorës ka mundur të kapë autorin. Pas 2 orësh ai është kapur nga ana e policisë.

Nga ana tjetër, drejtoresha e shkollës Elsa Arshija, është halla e autorit, ndërsa mësuesja Dilore Arshija, nëna e gjimnazistit. Ky fakt konfirmohet edhe nga ana e anëtarit të kryesisë së pleqësisë së fshatit Gjorm, Cuman Shenaj.

Shenaj: Drejtoresha halla e autorit, mësuesja e matematikës, nëna e tij
Shenaj ka shprehur pakënaqësi për situatën në shkollën e mesme si dhe për mësueset e saj, duke konfirmuar se mësuasja e lëndës së matematikës në ketë shkollë është dhe mamaja e autorit të ngjarjes si dhe drejtoresha e shkollës është halla e tij. 

Shenaj tregon se 17-vjeçari ka qëlluar me dy plumba në korridorin e shkollës dhe më pas ka qëlluar edhe në oborr.

Ai tregon se djali ka qenë problematik, por shton se nuk është io vetmi në fshatin Gjorm pasi ai shprehet se njerëzit lëvizin të armatosur.

"Sipas informacioneve që më vijnë mua ky djalë vinte gjithmonë i armatosur me pistoletë, sepse xhaxhesha e tij ishte drejtoresha e shklollës dhe nëna e tij ishte profesore aty." shprehet Shenaj

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)