Vlorë, nis aksioni për shembjen
e ndërtimeve përgjatë bregdetit

Vlorë, nis aksioni për shembjen<br />e ndërtimeve përgjatë bregdetit
VLORË - Fadromat e INUK-ut pasditen e sotme kanë shkatërruar një lokal tre katësh, në zonën bredgetare, në Ujin e Ftohtë. Objekti mësohet se është në pronësi të Lad Varfit. Policia e Rendit dhe ajo bashkiake ka mbajtur disa orë të rrethuar objektin dhe zonën pranë objektit që do të prishej.

Brenda dy orësh fadromat kanë hedhur në shesh godinën tre katëshe. Pronari i godinës nuk ka qenë i pranishëm dhe sipas familjarëve ai është jashtë shtetit. Ata kanë deklaruar se, “nuk kanë pasur njoftim më herët për prishjen e godinës, e cila është me leje të rregullt ndërtimi nga bashkia”.

Po ashtu, ata kanë shtuar se: “Më parë duhej të ishte bërë njoftimi nga policia ndërtimore apo bashkia, të përcaktohej shuma që duhej kthyer pronarit për dëmin e shkatuar dhe pas firmosjes së procesverbalit të përbashkët të kryhej veprimi i shkatërrimit të objektit”.

“Ne nuk kemi pasur mundësi të largojmë as sendet nga godina. Ato tashmë janë shkatërruar së bashku me godinën”, shtuan familjarët. Godina e Varfit është shkatërruar edhe njëherë më parë, por më pas çështja shkoi në gjykatë dhe Varfi kishte fituar të drejtën e rindërtimit të godinës. Gjithashtu ai kishte fituar edhe dëmshpërblim në shumën e 560 mijë eurove, që ende nuk i ka marrë.
 
INUK: AKSION NË TË GJITHË BREGDETIN, GODINAT QE SHEMBEN
Në ditët në vijim INUK, do të vazhdojë prishjen edhe të godinave të tjera, me qëllim hapjen e hapësirave për ndërtimin e shëtitores përgjatë bregdetit nga zona e Skelës deri në Ujin e Ftohtë.

Godinat që do të prishen në ditët në vijm, janë: lokali dy katësh “Sain Tropez”, lokali “Vefa”, një katësh, me një sipërfaqe të konsiderushme, dhe më tej do vazhdohet me prishjen e dy godina të tjera, një objekt dy katësh, lokal dhe tjetri pallat shumkatësh në zonën e Ujit të Ftohtë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat