VLORË - Nis procesi gjyqësor ndaj kreut të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në orën 11:30 është çelur në gjykatën e qytetit bregdetar, seanca gjyqësore me numër 629. Në sallën e gjyqit ka qenë i pranishëm edhe vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ndërsa të pandehurit e tjerë janë përfaqësuar nga avokatët e tyre.
Nisja e seancës gjyqësore ka sjellë konfuzion pasi qindra qytetarë kanë dashur të jenë të pranishëm në sallë për të ndjekur gjyqin.
Gjatë fjalës së tij, avokati i Gjikës, Ardian Leka ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore, pasi nuk kanë informacione dhe nuk kanë lexuar dosjen e prokurorisë. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika akuzohet për “falsifikim të dokumenteve”. Sipas prokurorisë, Gjika ka lëshuar dy leje ndërtimi pa i kaluar fare në Këshillin e Territorit.

(Në foto: Shpëtim Gjika duke hyrë në Gjykatën e Vlorës, bashkë me avokatin)
Ndërkaq e pandehura, Eleni Dardha është thirrur për në gjyq, por ajo nuk është paraqitur. Në sallën e gjyqit ka qenë, avokati i saj, Brahim Muço.
I pandehuri Gëzim Peka, nuk është paraqitur por është përfaqësuar nga avokati i tij. Edhe i pandehurit, Blerti Liçaj është përfaqësuar nga avokati, Edmond Dema. Për të pandehurin, Mustafa Tartari është paraqitur avokati Ledion Brako.
Ndërkaq, që mungonte i pandehuri Gentian Sherifaj, i cili mësohet se ka paraqitur një raport mjekësor dhe nuk ishte i përfaqësuar as nga avokati i tij.
Pas konsultimeve, gjyqtarja Anastasi Shehu me kërkesë edhe të prokurorit Kladian Braho dhe Aurel Zarka kanë vendosur që të shtyjnë seancën e rradhës për në datën 5 dhjetor 2013 në të njëjtën orën, 11:30 të paradites.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com