Qyteti i Vlorës vijon të vijë në vëmendje për ndotjen teksa përgatitet për sezonin e ri turistik.

Djegia e disa gomave dhe mbeturinave paraditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës kanë përhapur në qytet shtëllunga të zeza tymi duke shkaktuar ndotje masive. Ndërkohë temperaturat e larta deri në 30 gradë kanë bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen bregdetit të Vlorës këtë fundjavë.

Por djegia e gomave dhe ndotja nuk është pozitive për imazhin e qytetit.