Ndizet drita jeshile e investimeve në infrastrukturë në qytetin e Vlorës. Kryetari i bashkise Vlorë, Dritan Leli ka inspektuar punimet në një aks që prej vitesh ka qenë gangrene për banorët e Vlorës dhe jo vetëm.
Rreth 1 km rrugë, e kthyer në shqetësim për dhjetra biznese,banorë të lagjes,por edhe për një nga shkollat 9 vjecare të qytetit,tashmë në fazë rikonstruksioni.
Prej një muaj kane nisur punimet në këtë aks nga firma zbatuese B 93 shpk,ndërkohë që aktualisht ka përfunduar faza e pare e punimeve,ndërsa në muajin janar pritet të nisë loti i dytë i punimeve në këtë segment rrugor.
Bëhet fjalë për rrugën e ish ushqimores në Vlorë, e cila prej më shumë se 25 vitesh nuk ka njohur asnjë investim.
Punimet janë ndjekur në terren gjatë paradites së shtunës edhe nga kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli,i cili në fjalën e tij u shpreh se ky është një investim i pritur prej një kohe nga komuniteti, ku vetëm 1 km rruge ishte kthyer ne një shqetësim për banorët.
Me një vlerë prej 60 milionë lekësh të rinj ky aks ka filluar para një muaji dhe sipas Lelit ritmet janë të kënaqshme pasi në një muaj punimet kanë ecur ne fazën 50%.
Sipas kryetarit të bashkisë me këto ritme dhe sipas kontratës pritet që në një afat katër mujor rruga të jetë gati për komunitetin.
Sipas Lelit përveç kësaj vlere po punohet edhe për gjetjen e fondeve për rehabilitimin e kanalizmieve te cilat prej vitesh nuk kanë funksionuar.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO