Një person është arrestuar nga forcat ‘Shqiponja’ në Vlorë menjëherë pasi u shpëtoi agjentëve të Krimeve në zonën e Skelës.
Arrestimi i të riut të identifikuar si Erion Komini është bërë pranë prefekturës së qytetit. Gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Komento