VLORË -Shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit rrugor për pak i ka kushtuar jetën 6 pjesëtarëve të një familjeje të cilët ishin nisur me makinën e tyre nga Greqia drejt Shqipërisë për të kaluar disa ditë pushime në jug. Mëngjesin e kësaj të marte automjeti i tyre tip Volksëagen u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në Novosel, në hyrje të autostradës Levan-Vlorë.
 
Prej shpejtësisë të madhe me të cilën ecte, kryefamiljari 48-vjeçar që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin, duke bërë që makina të përplaset fillimisht me paletën anësore të autostradës e më tej të kthehet përmbys në mes të rrugës.

Ai udhëtonte me bashkëshorten e tij 46-vjeçare, tre vajzat 23, 18 dhe 10 vjeç dhe djalin 8-vjeçar.