VLORE - Muzeu historik në Vlorë nuk ka stenda për të ekspozuar objektet me vlerë historike edhe pse në të është bërë rikonstruksioni. Në sesionin e akreologjisë, prej kohësh objektet e 1000 viteve më parë ekspozohen në tokë.
Ndërsa objektet e sesionit të mesjetës prej disa kohësh qëndron i mbyllur për shkak të mungesës së stendave, ndërsa punonjësit e muzeut i kanë sistemuar këto objekte me vlerë të madhe historike në disa arka frutaperishmesh dhe kova plastike

Fat më të mirë duket se ka pasur sesioni i historisë, i cili në vend të stendave ka vendosur komodina të vjetra.

Drejtori i këtij muzeu, Skënder Spahiu shprehet se kërkesat për investime kanë qenë të vazhdueshme dhe një ndërhyrje e tillë kërkon jo më shumë se 60 mln lek të vjetra.

“Muzeu është nënshtruar një restaurimi të përgjithshëm si nga pamja e godinës, monumentet e kulturës por ka ngelur edhe pjesa e arredimit të brendshëm në mënyren e ekspozimit të këtyre objekteve të cilat me domosdoshmerisht duan të ruhen nga lagështia dhe temperatura ku duhen te jenë mbrenda stardadeve edhe të ndriçimit, por deri tani ne se kemi zgjedhur akoma këtë problem për arsye më teper ekonomike dhe shpresojmë të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejtë”
Në buxhetin e Bashkisë së Vlorës për vitin 2013 ishte parashikuar investimi në këtë muze, por fondi edhe pse u miratua nuk u investua asnjëherë. Ky muze ka sende me vlerë që nga monedha me vlerë e deri te arkivoli i Avni Rustemit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO