Në strukturën në fjalë mësohet se janë në gatishmëri edhe ekipe mjekësore, edhe pse për momentin personat e evakuuar nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Më herët, në Pallatin e Sportit ndaloi kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se situata ka nisur të kthehet në normalitet, kjo falë strukturave të emergjencave që sipas tij kanë bërë një punë të jashtëzakonshme.
“Efektivët e Forcave të Armatosura që kanë ardhur këtu kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe presim që gjithçka të mbyllet sipas parashikimeve. Megjithëse parashikimet kaluan gjithçka”, tha Rama.
Gjithashtu, kreu i qeverisë theksoi se, investimet masive dhe pastrimet tërësore të kanalizimeve bënë që qyteti të përballonte prurjet e jashtëzakonshme.
G.F. / Shqiptarja.com










