Palmat në rrugët e qytetit të Vlorës do jenë pjesë e së shkuarës.
 
Shkak është bërë prania e buburrecit të kuq, insekti vrastar që i ka çuar palmat drejt tharjes së plotë.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera jonë përgjatë bulevardit, Vlorë-Skelë nuk kanë nevojë për shumë koment.
 
Theodhori Pashaj specialist mjedisi pohon se buburreci i kuq është importuar nga vendet fqinje dhe ende nuk është gjetur një medikament për të luftuar këtë insekt.

Ndërkohe indinjatën për këtë situatë e shprehin edhe qytetaret vlonjatë, të cilët pohojnë se masat duhej të ishin marrë më parë.

Në vitin 1989 në qytetin e Vlorës u mbollën rreth 350 palma.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)