Vlorë.- Policia e Vlorës parandaloi pasditen e të hënës grabitjen e filialit të një banke në këtë qytet, ndërkohë që arrestoi dy të rinj në momentin që ata do të futeshin me armë në mjediset e këtij institucioni financiar.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, Irakli Halili, 28 vjeç nga Vlora dhe bashkëmoshatari i tij, Skënder Lamaj, nga fshati Trevllazër (Vlorë), u arrestuan në hyrjen e Raiffeisen Bank në bulevardin Vlorë-Skelë, në momentin që ata do të realizonin grabitjen, përmes kërcënimit me armë zjarri.
Sipas policisë, arrestimi i dy të rinjve ishte rezultat i një operacioni disaditor që ishte planifikuar në të gjitha detajet, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Në momentin e prangosjes dy autorëve iu sekuestruan një autoveturë Fiat Brava me ngjyrë vishnje, me targa TR 2509 U, me të cilën do të largoheshin nga vendi i ngjarjes, armë zjarri, paruke që do të shërbenin për maskim etj.
Në vazhdimësi pritet të jepen detaje të tjera rreth këtij operacioni./ATSH/
/Shqiptarja.com