Polica e Vlorës ka parandaluar një krim në familje, ndërsa ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar. Gjatë ditës së djeshme pas një telefonate në sallën operative të Drejtorisë së Policisë për një rast dhune në familje efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Kostandin Rakipaj në lagjen "24 Maji", i cili po dhunohej nga nipi i tij Aleksander Rakipaj.
Menjëherë është bërë neutralizimi dhe prangosja e shtetasit Aleksander Rakipaj, 28 vjeç banues në Vlorë.
Gjithashtu nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi është gjetur edhe një armë zjarri tip pushkë si dhe 40 cope fishekë, e cila sipas policisë mund të përdorej gjatë një përshkallëzimi të konflitit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com