VLORE- Një automjet tip "Peugeot" është përfshirë nga flakët sot rreth orës 17:10 në qytetin e Vlorës. Fillimisht u dyshua për shpërthim të automjetit, për shkak të faktit se makin ndodhej e parkuar dhe se në të nuk kishte persona.

Megjthatë forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje kanë sqaruar se makina është përfshirë nga flakët pë shkak të një defekti teknik. Mësohet se makina pa targa, ndodhej e parkuar në momentin e shpërthimit, pasi ishte nxjerrë në shitje, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Nga të dhënat paraprake, bëhet e ditur se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale E.R i cili ndodhet jashtë shtetit. Ai ia kishte lënë automjeti të afërmit të tij me iniciale A.A për ta shitur dhe se prej disa kohësh automjeti qëndronte i parkuar.
 
Policia e qytetit bregdetar e mbërritur në vendngjarje, pa kontrollit të mjetit ka konstatuar se shpërthimi ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.

makina me logo
(Në foto: Automjeti që u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në Vlorë) Foto të tjera