Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Taulant Rakipi, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm ditën e sotme rreth orës 04:45, në aksin rrugor të Transballkanikes, pranë vendit të quajtur ''Rreth-rrotullimi i Çoles'', duke drejtuar mjetin tip Jeep, ka humbur kontrollin e mjetit e për pasojë ka përplasur tre mjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale.

Policia i ka ushtruar kontrollin me aparatin drage dhe ka rezultuar se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike, në gjendje të dehur, në masën 1.18mg/l.

Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë ndaj shtetasit Taulant Rakipi, për vepren penale ''Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt'', parashikuar nga neni 291 i Kodit Pena Vlorë.

[gallery]24964[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com