Vlorë/ Plagosje me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Orikum! I riu në gjendje të rëndë te Trauma, autori në kërkim (EMRAT+VIDEO)

VLORË - Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e sotme në Orikum të Vlorës. Sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelili një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Të shtënat janë dëgjuar pranë një karburanti në Orikum, teksa Qerim Bello, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të 29-vjeçarit Sildi Velaj. Mësohet se i riu është qëlluar në këmbë me 3 plumba dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç mësohet konflikti mes dy personave ka nisur për motive të dobëta, derisa ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit. Ndërkohë FNSH u nis drejt vendit të ngjarjes, teksa autori është në kërkim.

'Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.', njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:39
Plagosja në Orikum, detaje të reja! I plagosuri po luante me letra në karburant me disa shokë, autori u afrua me makinë dhe qëlloi 10 herë! 24-vjeçarin e prekën 3 plumba

 

Detaje të reja nga plagosje me armë zjarri në Orikum. I plagosuri në momentin e ngjarjes ka qenë duke luajtur letra në brendësi të karburantit me disa shok.

Qerim Bello, ka ardhur me makinë duke qëlluar drejt Sildi Velaj. Mendohet se të dy kenë patur një konflikt të mbartur mes tyre për motive banale, informon gazetari Armand Xhelili.

Autori ka goditur 10 herë në drejtim të tij dhe më pas është largua me makinën e tij Në vendngjarje edhe drejtori i policisë së Vlorës Elidon Çela. Ngjarja filmuar nga kamerat e sigurisë të karburantit në fjalë. I plagosuri mësohet se ka marre tre plumba ne këmbë.

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • urti: 26/01/2025 23:55

    thirrii mendjes se nuk e ka fajin policia per cdo lloj gjeje

    Përgjigju
  • Vlonjati: 26/01/2025 22:42

    E nderkohe policet qe rrij kot ne hyrje dalje te vlores me nje 50€ e kalon lumin uren murin.

    Përgjigju
  • Real: 26/01/2025 22:02

    Pritet te dale ministri derkuc i brendshem dhe te beje deklarate se viktima eshte veteplagosur dhe nuk ka asnje ngjarje kriminale.

    Përgjigju
    • Fate: 26/01/2025 22:34

      Jahahaahhaha derrkuc dhe veseli

  • vlor: 26/01/2025 21:06

    ah mor soni nelson jazoj i more cunat ne qafe

    Përgjigju
    • Vlor city: 26/01/2025 22:07

      Pse I ka marr soni ne qaf, per ca jan zen kta?

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto

Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto