Vlorë- Një 16-vjeçar është ndaluar nga policia, pasi plagosi me thikë dy bashkëmoshatarë.
 
Sipas policisë, 16 vjeçari me inicialet D.N. para dy ditësh në lagjen "Pavarësia" pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur rëndë me thikë 15 vjeçarin me inicialet V.Ç. ndërsa i plagosur lehtë ka mbetur edhe bashkëmoshatari tjetër, 15 vjeçari me inicialet G.F.
 
Dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
16 vjeçari akuzohet për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje" !

dy.b/shqiptarja.com