Vlorë, plehrat digjen në mes të
qytetit, shkak mungesa landfilldit

Vlorë, plehrat digjen në mes të<br />qytetit, shkak mungesa landfilldit
VLORË - Mbeturinat në Vlorë nuk digjen në ndonjë periferi, por në mes të qytetit bregdetar. Mungesa e koshave të plehrave dhe neglizhenca e vendorëve kanë krijuar në lagjen 29 Nëntori një situatë ku banorët janë të detyruar të djegin mbeturinat, për të shmangur pirgjet me plehra që nuk hiqen asnjëherë.

Djegia e mbetjeve krijon erë të keqe dhe ndotje masive të ambjentit, çka për banorët është thuajse e papërballueshme. 

Pak metra larg kësaj lagje me rreth 3 mijë banorë, në zonën e ish-fushës së aviacionit digjen plehrat e gjithë qytetit, ndërsa mungesa e një landfilldi e bën edhe më alarmante situatën e ndotjes nga mbeturinat.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp

Fabio Capello 'shigjeton' Spallettin: Shumë konfuzion, tjetër gjë të bësh trajnerin e Italisë! Më vjen turp