Mbetjet e shumta urbane pushtojnë fshatin Babicë.

Është vetëm 7 km larg qytetit të Vlorës, fshati Babice nën administrimin e njësisë administrative Qendër dhe tashmë fshat i bashkisë së madhe të Vlorës, prej kohësh është lënë jashtë vëmendjes.

Mbetjet e shumta kanë zënë vend në disa pika të ndryshme të fshatit.

Banorët e zonës shprehen se prej me shume se 1 muaj askush nuk ka denjuar të pastrojë këto plehra, që cdo dite janë burim infkesioni.

Situata e pastrimit të mbeturinave është zakonshme, pasi bashkia nuk ka një grafikë të rregullt për pastrimin e këtyre mbetjeve.

[gallery]23929[/gallery]
Sipas banorëve prej kohësh kanë munguar edhe koshat , dhe për këtë cdo banor i hedh aty ku është krijuar një pikë e improvizuar plehrash.
 
 “Kënaqësi është të shohësh fshatin të mbytur nga plehrat?Nuk ka vënë dorë njeri u qelbën nga era" u shpreh një banore

"Tenderi u mor, por u dorëzua prapë ne nuk duam të dimë kush e merr tenderin ne duam të hiqen plehrat, ne paguajmë taksa" rrëfen një tjetër banor

Me ndarjen e re territoriale jo vetem fshati Babice por edhe shume fshatra të tjerë kanë problemin e menaxhimit të pastrimit të mbetjeve.

Edhe pse prej kohësh është diskutuar që një prej firmave pastruese ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve, banorët shprehen se asnjë firme nuk kryen as punën më minimale për të pastruar.