Vlorë/ Policia arreston 27- vjeçarin, qëlloi me kallashnikovë në ajër

Një 27-vjeçar është vënë në pranga sot nga policia në Vlorë, pasi u kap në flagrancë duke qëlluar në ajër me armë zjarri.  

Njoftimi i Policisë:

Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni i koduar "Strike 14 ", për goditjen e një rasti në fushën e mbajtjes pa leje të armëve.

Lëvizte me armë zjarri, vihet në pranga 27-vjeçari. Ky shtetas u kap në flagrancë pasi kishte qëlluar në ajër, me armën e zjarrit.  

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës biçak, që iu gjetën 27-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik.  

Në zbatim të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, finalizoi operacionin e koduar "Strike 14 ", për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua shtetasi Amarildo  Sejdini , 27 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, pasi kshte qëlluar me armë zjarri në vendin e quajtur “Kuzum Baba”, në lagjen “Partizani”, duke rrezikuar banorët e zonës. 

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Amarildo  Sejdini. i është gjetur 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me municion luftarak dhe 1 mjet prerës biçak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Seladin Pysqyli

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Seladin Pysqyli