VLORË - Pas një ndjekjeje prej 4 orësh, Policia Kufitare e Vlorës ka kapur një gomone rreth 10 metra të gjatë, që u braktis nga pilotët në zonën midis Darëzezës e grykëderdhjes së Vjosës.
Gomonja ishte në ngjyrë gri dhe e pajisur me dy motorrë “mercury” nga 300kë secili dhe kishte edhe katër bidonë rezervë me karburant.
Sipas Policisë Kufitare të Vlorës, që kreu operacionin në bashkëpunim me “Delta Force”-ën e komanduar nga nëndrejtori Eduart Sulejmani, mendohet se mjeti shërbente për trafikimin e lëndëve narkotike drejt italisë.
Sot, Policia Kufitare së bashku me Policinë e Rendit po kontrollojnë gjithë zonën e grykëderdhjes së Vjosës për të bërë të mundur kapjen e pilotit të gomones dhe të çantave me narkotikë.

(Në foto: Gomonia e kapur nga policia e Vlorës)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com