VLORE- Policia e Vlorës ka zhvilluar analizën e saj të punës për vitin 2013, gjatë të cilës ishte i pranishëm edhe kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
Gjatë analizës është evidentuar se, në vitin 2013 është rritur sasia e drogës së sekuestruar nga Policia e Qarkut Vlorë, krahasuar me vitin 2012. Ky fakt bëhet i ditur pas publikimit të analizës vjetore të policisë të këtij qarku.
Kështu gjatë vitit 2013 në këtë qark u sekuestruan 7503.8 kg kanabis, 8.899 kg heroinë, 0.117 kg kokainë, ndërsa një vit më parë, në 2012, u sekuestruan 7045.3kg kanabis, 4.841 kg heroinë dhe 0.737 kg kokainë.
Ndërkaq në analizën vjetore të policisë, vihet re se është rritur numri i qytetarëve të huaj që kanë hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, për të kaluar më pas tranzit në vende të tjera të rajonit e më gjerë.
Po ashtu, gjatë kësaj analize ra në sy një kurbë në rritje të dhënies së lejeve të qëndrimit për qytetarët me kombësi të huaj për të punuar në sektorë të ndryshëm në Shqipëri.
Nga ana tjetër edhe drejtoria e policisë së Vlorës ka prezantuar analizën vjetore, ku ra në sy rritja e sasisë së sekuestruar të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2012. Gjatë këtij takimi, ku ishte present edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi.
Përsa i takon veprave penale në total janë evidentuar rreth 1700, nga të cilat janë zbuluar 71.5 për qind prej tyre. Në krahasim me vitin e shkuar, numri veprave te evidentuara ka rënë me 241 vepra me pak.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com