VLORË - Mjeku ligjor pranë Spitalit të Vlorës është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet se ka marrë një sasi parash në këmbim të një raporti mjeko-ligjor. Është Policia e Vlorës, ajo që ka bërë të ditur se, Arjan Veshi është arrestuar pasi u ka marrë një shumë lekësh dy grave me inicialet E. C., dhe R. N.
“Seksioni kundër korrupsionit në Policinë e Vlorës, mbrëmjen e djeshme u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i Arjan Veshi, 53 vjeç, banues në lagjen ‘’Pavarësia” Vlorë me profesion mjek ligjor dhe Toksikolog pranë Spitalit Rajonal Vlorë”, ka bërë të ditur zyrtarisht Policia e Vlorës.
Burimet zyrtare nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi u ka kërkuar një shumë parash shtetasve me inicilet E. C., dhe R. N., të dy banues në Vlorë në këmbim të përpilimit të një akt-ekspertimi mjekoligjor.
Dosja me materiale, i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprën penale “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com