Vlorë, prishen kioskat, pronarët
kundërshtojnë në zyrën e Ramës

Vlorë, prishen kioskat, pronarët<br />kundërshtojnë në zyrën e Ramës
VLORE - Kioskat abuzive, shpërndarë vend e pa vend në qytetin e Vlorës, përjashto ato pranë stacioneve të autobuzëve, do të hiqen nga Bashkia e qytetit. Vendimi në fjalë iu është komunikuar pronarëve të tyre, që i janë drejtuar menjëherë sot zyrës së deputetit Edi Rama në këtë qytet për të kundërshtuar.
 
Ata thanë se iu është dorëzuar një njoftim me procesverbal, në të cilin thuhet se ditën e mërkurë do të nisë  prishja.
 
Komunikimet kanë qënë evazive, thanë ata, duke theksuar se nga ana e Inspektoriatit të Bashkisë iu është komunikuar se urdhri ka ardhur “nga lart”, pra nga Kryeministri, ndërkohe që në zyrën e tij në Vlorë kjo gjë nuk është konfirmuar.
 
Qytetarët treguan se nuk kanë mundur të marrin kontakt në bashki apo sqarime të mëtejshme rreth vendimit, ndërkohë që shpren se duan t’i mbajnë këto vende pune, me te cilat mbajnë familjet.
 
Zyra e deputetit Rama ka pranuar aknkesën e tyre, firmosur nga vetë, duke garantuar qytetarët se do t’ia përcjellin Kryeministrit.
 
Këta qytetare theksuan se i kanë ndërtuar kioskat në konsultim me Bashkinë e Vlorës dhe një pjesë e tyre madje i kanë paguar taksat deri ne fund të viti. Kjo ndodh në një kohë kur nga i njejti insitucion tashmë dalin vendime për prishjen e tyre.
 
Aksioni për prishjen e kioskave në qytetin e Vlorës duket se është pjesë e aksionit për prishjen e të gjitha ndërtimeve të paligjshme në këtë qytet, që ka nisur që prej muajit korrik.
kioska vlore
kioska vlore
(Në foto: Pronarët e kioskave kundërshtojnë heqjen e kioskave tek zyra e Ramës në Vlorë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar

112-vjetori i Pavarësisë, presidenti Begaj: Ftoj bashkëatdhetarët tanë të kenë angazhim e iniciativë të çojnë para arritjet e kombit shqiptar