Vlorë, prishet me gur fresibël
muri i ish-vilave qeveritare

Vlorë, prishet me gur fresibël<br />muri i ish-vilave qeveritare
VLORË - Në kohën kur qeveria pritet të dorëzojë detyrën, privatët “lejohen” pa asnjë lloj pengese të prishin murin rrethues të ish-vilave qeveritare në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë.
 
Ekzekutimi i këtij vendimi po bëhet nga përmbarimi, pas marrjes së vendimit nga Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë më 21 mars të këtij viti, duke rrëzuar vendimin e Gjykatës së Apelit e cila shpallte si pronar të ish-vilave qeveritare, Gardën e Republikës. Aksioni nisi mesditën e së premtes kur muri rrethues i ish-vilave qeveritare nisi të shembej me gurë fresibël dhe më pas me skrep nga pronarët e tokës.
 
Ndërkaq, nga ana e Gardës së Republikës është kërkuar që të mos kishte asnjë veprim, por kjo është kundërshtuar nga pronarët. Kundërshtimi i Gardës nuk ka vazhduar më tej, duke lënë përmbaruesit të vazhdojnë veprimet e tyre me shembjen e një pjesë të murit rrethues. Edhe në vitin 2011 ka pasur një përpjekje për të rrëzuar këtë mur, por atëherë Garda nuk i lejoi ish-pronarët që të vepronin.
 
Konflikti midis banorëve dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare lindi dy vite më parë, ku asokohe shumë prej banorëve u dhunuan nga Garda e Republikës dhe pse ruanin pronën e tyre të kthyer në mënyrë të ligjshme nga Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në vitin 1994.
 
Në atë kohë, situata përfundoi në përplasje fizike mes gardistëve dhe ish-pronarëve.
 
Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nxjerr në pah një standard të shkelur të drejtësisë, ku gjykimi është bërë në mungesë të palës së pronarëve, duke mos i dhënë atyre mundësinë të njihen me procesin, por të humbin kështu dhe të drejtën e ankimit.
Në vendin e ngjarjes mbërriten edhe forcat e policisë, të cilët kanë dalë në krah të pronarëve që kishin me vete edhe vendimin e gjykatës.
 
Deri tani nuk ka ardhur asnjë reagim nga ana e Gardës së Republikës, që e ka këtë zonë nën administrim. E gjithë sipërfaqja e ish-vilave qeveritare shkon deri në rreth 20 ha. Janë edhe 7 persona të tjerë që pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm të kësaj zone, të cilët do të zbatojnë vendimin për marrjen e pronave të tyre tek ish-vilat qeveritare.

vlore garda 
(Foto: Momenti i prishjes së murit rrethues)

Redaksia online
(e.s/ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca