Vlorë/ Pa ujë të pijshëm prej 3 ditësh, protestuesit i prishin mbrëmjen gala Bashkisë, hyjnë me forcë në teatrin e qytetit! Radhë për të mbushur bidonat te burimi (VIDEO)
Shkak ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin. Ujësjellësi i Vlorës vijon punën prej tre ditësh për riparimin e defektit, por presioni i lartë i linjës që furnizon qytetin shkakton sërish çarje të pjesëve të salduara. Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, tentativa e fundit dështoi, duke e bërë të pamundur rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Vlorë dhe protestues të tjerë kanë prishur mbrëmjen gala të organizuar nga Bashkia në teatrin e qytetit me rastin e festave të fundviti. Shkak i revoltës së vlonjatëve është ndërpreja totale e furnizimit me ujë të pijshëm në 3 ditët e fundit.
Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin. Ujësjellësi i Vlorës vijon punën prej tre ditësh për riparimin e defektit, por presioni i lartë i linjës që furnizon qytetin shkakton sërish çarje të pjesëve të salduara. Edhe gjatë mbrëmjes së kaluar, tentativa e fundit dështoi, duke e bërë të pamundur rikthimin e furnizimit normal me ujë.
Protestuesit kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit ku punonjës të Bashkisë Vlorë shijonin mbrëmjen gala, me shishe dhe bidona uji bosh, si simbol i protestës për problem jetik që kanë thuajse çdo ditë.
Nëndrejtori i policisë së shtetit në Vlorë, Shpëtim Hasanaliaj, u ka bërë thirrje protestuesve të lirojnë menjëherë sallën ku po mbahej festa e fundvitit.
Ndërprerje totale e furnizimit prej 3 ditësh, qytetarët e Vlorës mbushin ujë me bidona te Uji i Ftohtë dhe 'Tuneli' (VIDEO)
Për shkak të ndërprerjes së plotë të furnizimit me ujë të pijshëm prej 3 ditësh, qytetarë të Vlorës po mbushin ujë burimi te Uji i Ftohtë dhe në zonën e quajtur Tuneli.
Aty duhet te ishte e gjithe Vlora, turp per ata qe rrinë kafeneve. TURP
Përgjigju
Bias: 28/12/2025 20:38
Nje qytet si vlora 4 dite pa uje nderkohe qe drejtuesit bejne feste fundiviti eshte cmenduri. Tu vij turp
Përgjigju
Vlora: 28/12/2025 20:28
Bravo Vlora!
Përgjigju
Gjergj: 28/12/2025 20:11
Tè indinjohesh nga njè papèrgjegjshmèri e tillè,,NUK MJAFTON MÈ.
Vlora nuk ka ujè. Çfarè bèn bashkia e Vlorès? Po,,atè qè duhet tè bèjè,,,,,,JO MO JO,,,ORGANIZON NJÈ GALA.
Çfarè janè kèta njerèz? Kush i kupton mè kèta? FSHATI DIGJET,,,,,GALA VAZHDON.
Tè vjen turp tè jesh qytetar i njè vèndi qè ka "drejtues" tè tillè.!!!
Përgjigju
ani: 28/12/2025 19:50
Bravo Vlora, ju lumtë vlonjatëve.
Përgjigju
Fest: 28/12/2025 19:44
Ca feste doni ju mor
Përgjigju
Vlonjati: 28/12/2025 19:24
Bravo u qoftë!!!! Vlora s'ka ujë, këta bëjmë thiatro!! O popull çohu!!!
Aty duhet te ishte e gjithe Vlora, turp per ata qe rrinë kafeneve. TURP
PërgjigjuNje qytet si vlora 4 dite pa uje nderkohe qe drejtuesit bejne feste fundiviti eshte cmenduri. Tu vij turp
PërgjigjuBravo Vlora!
PërgjigjuTè indinjohesh nga njè papèrgjegjshmèri e tillè,,NUK MJAFTON MÈ. Vlora nuk ka ujè. Çfarè bèn bashkia e Vlorès? Po,,atè qè duhet tè bèjè,,,,,,JO MO JO,,,ORGANIZON NJÈ GALA. Çfarè janè kèta njerèz? Kush i kupton mè kèta? FSHATI DIGJET,,,,,GALA VAZHDON. Tè vjen turp tè jesh qytetar i njè vèndi qè ka "drejtues" tè tillè.!!!
PërgjigjuBravo Vlora, ju lumtë vlonjatëve.
PërgjigjuCa feste doni ju mor
PërgjigjuBravo u qoftë!!!! Vlora s'ka ujë, këta bëjmë thiatro!! O popull çohu!!!
Përgjigju