/ATSH-Harilla Koçi/.- 51 shkolla të vendeve të ndryshme të rajonit të Adriatikut, Itali, Kroaci, Slloveni, Bosnje Hercegovinë, Mali i Zi, mes të cilave edhe 2 nga qyteti i Vlorës, janë bërë tashmë pjesë e një network-u që synon të hedhë bazat drejt një programi unik edukativ dhe drejt të njëjtës metodologji të vlerësimit të nxënësve.
Përgjatë një periudhe 3-vjeçare, programi i mobiliteteve të Projektit KEPASS, që është financuar në kuadër të Programit IPA Adriatic me fonde të Komunitetit Evropian, krijoi një model të ri bashkëpunimi rajonal në fushën e arsimit dhe edukimit të nxënësve.
Gjatë kësaj periudhe, ky projekt, ku partnere nga Shqipëria është Agjencia e Zhvillimit Ekonomik Lokal, AULEDA me Drejtorinë Rajonale të Arsimit të Vlorës, e guiduar nga ministria e Arsimit dhe Sportit, u fokusua në akreditimin e shkollave të rajonit të Adriatikut, për të qenë pjesë e një programi mobilitetesh, bazuar në të njëjtën metodologji të vlerësimit të nxënësve dhe në katër module të përbashkëta ndërlëndore. Në kuadër të këtij projekti, për një periudhë 3-mujore, 19 nxënës nga Shkollat "Ali Demi", "Internacional" në Vlorë dhe 12 nxënës italianë dhe boshnjakë, nga qytetet respektive, Udine, Urbino dhe Mostar, zhvilluan një program mobilitetesh të ofruar në gjuhët anglisht dhe italisht me module të përbashkëta në lëndët e anglishtes, të fizikës, të matematikës dhe kimisë, si pjesë të qëllimit të për të krijuar një sistem edukimi unik në zonën e Adriatikut, që do të shoqërohet me mundësi për studentët që ata të lëvizin nga një shkollë në tjetrën pa hasur në pengesat e procedurave dhe ekuivalentimit.
Nga ana tjetër, në kuadër të këtij projekti, u krijua një eksperiencë shumë e mirë për drejtuesit dhe mësuesit e shkollave respektive në rajon, pasi u promovuan modele bashkëkohore të mësimdhënies. Me rezultatet e tij, ai i paraprin përfshirjes së Shqipërisë në Programin "Erasmus +", që krijon kontekstin e nevojshëm për vazhdimësinë
Në këtë kuadër, një delegacion slloven i përbërë nga përfaqësues të ministrisë së Arsimit, Institutit Nacional të Edukimit dhe drejtues e mësues të shkollave sllovene të qyteteve të Piranit, Porto Roz, Isola dhe Sezhanës, të cilat u përfshinë në programin KEPASS, ka mbërritur në qytetin e Vlorës, ku do të zhvillojë një program intensiv takimesh.
Synimi i takimeve në shkollat "Ali Demi" dhe "Internacional" dhe në shkollën "Antoni Athanas" në Sarandë, është që të krijohen mundësitë e një bashkëpunimi bilateral, jashtë kontekstit të projektit KEPASS, për t'i dhënë qëndrueshmëri programit të mobiliteteve.
Domosdoshmëria e vijimësisë së bashkëpunimit u nënvizua edhe në ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti, ku ishin të pranishëm drejtues të institucioneve vendore, titullarë dhe nxënës të shkollave të mesme "Ali Demi" e "Internacional".
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, nënvizoi rolin shumë të rëndësishëm që ka sistemi i edukimit në integrimin gjeografik dhe kulturor të vendeve. Ai e cilësoi projektin KEPASS si një mundësi jo vetëm për integrimin e sistemit edukativ, por edhe për integrimin e vendeve, duke nisur qysh me binjakëzimin e qyteteve respektive që ishin përfshirë në këtë projekt.
"Unë do të doja që rezultati i kësaj nisme për vitet që vijnë, të jetë që këta fëmijë që sot janë këtu me dëshirën dhe pasionin për të mësuar të zenë vendin e mësuesve. Ky është mesazhi im që, kjo iniciativë të mos mbarojë me fundin e këtij projekti, por të vazhdojë në mënyrë që brezat që do të vijnë të kenë të njëjtin bashkëpunim dhe të njëjtën dëshirë për të ndenjur bashkë", theksoi Leli. Ndërkohë që, duke u nisur nga dimensione që krijoi projekti KEPASS, ai hodhi idenë e binjakëzimit mes bashkisë së Vlorës dhe qyteteve sllovene të Piranit, Porto Rozit etj.
Sergio Crasnich dhe Alica Prin?i? Röhler e Institutit Kombëtar të Edukimit të Republikës së Sllovenisë, vlerësuan dimensionet dhe impaktin e këtij projekti në vendet respektive, ndërkohë që shtruan nevojën e vazhdimësisë duke hedhur idenë e shtrirjes së këtij programi në një nivel sa më të gjerë.
Në një prononcim pak muaj më parë për ATSH-në lidhur me këtë projekt, zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, theksoi se, "Kjo është një nismë shumë e mirë, në kuadrin e të gjithë reformave që kanë nisur nga ministria e Arsimit dhe Sportit dhe mund të shihet si një projekt pilot në kuadër edhe të projekteve komunitare, pasi krijon mundësinë e qasjes së komunitetit me një traditë dhe format tjetër". Sipas saj, shumë shpejt, duke u nisur nga produkti dhe përvoja e krijuar nga ky projekt, do të nisë një tjetër projekt më i madh që do të startojë shumë shpejt me qeverinë italiane.
.
/Shqiptarja.com