VLORE- Qarku i Vlorës ka nisur një projekt për aplikimin e modelit të shërbimeve sociale të Bashkisë italiane të Bolonjës.
 
Ky model u prezantua gjatë një takimi në ambjentet e qarkut të Vlorës, ku morën pjesë dhe përfaqësues të bashkisë së Bolonjës në Itali, si dhe përfaqësues lokalë të bashkive Sarandë, Delvinë, Himarë, Selenicë, etj.
 
Kryetari i Qarkut Vlorë, Anesti Dhimojani, e cilësoi këtë projekt një model të mire për të ofruar shërbimet sociale për familjet në nevojë tek të gjitha bashkitë dhe komunat partnere.
 
Takimi vijoi me prezantimin e delegacionit italian ku u theksua rëndësia e këtij projekti në përgjithësi dhe vlera e krijimit të shërbimit në komunitet në veçanti.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)