Vlorë, pronat e falsifikuara
në filtër pronësit në dy dekada

Më 29 Gusht 2015, Kreu i qeverisë Shqiptare dhe Kryeprokurori paralajmëruan nga Vlora se askush s'mund të gëzojë pronën e vjedhur dhe falsifikatorët do të ndëshkohen. Kur ende s'ka kaluar një vit nga kjo konferencë bilanci i pronave të sekuestruar arrin në 500 ha përfshi kullota, troje dhe plazhe.

Pas sekuestros së fundit prej 220 ha në plazhin e shën vasilit në karaburun ku vlera e tregut arrin në 100 milion euro, hetimet për mafien e tokove në bregdet kanë ngritur dyshimet se pas tyre qëndron një grup i strukturuar kriminal.

Këtë të enjte kryeprokurori Llalla ka zhvilluar një takim në vlorë me drejtuesin e akuzës Ramadan Troci dhe kreun e krimeve të rënda Besim hajdarmataj.
ReportTv ka mësuar se në këtë takim është vendosur të kalojnë në filtrin e hetiemve të gjitha titujt e pronësisë në bregdetin e Vlorës të fituara dhe regjistruara në hipotekë nga viti 1994 deri në vitin 2012.

Për sekuestron e vendosur në Shën Vasil në prangat e policisë deri më tani janë 5 pesona përfshi dhe zyrtat si Noter, Avokat apo përfaqësues të hipotekave.
Këto janë disa nga pronat e sekuestruara nga prokuroria e Vlorës:

31 Maj 2016
Prokuroria e Vlorës ka vendosur nën sekuestro 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit, vlera e të cilës përllogaritet sipas çmimeve zyrtare në rreth 100 (njëqind) milionë euro, e dyshuar si e përfituar në bazë të dokumentave të falsifikuar.

20 Maj 2016
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestron e një sipërfaqe toke 20 mijë metra katrorë, në zonën e Palermo-Himarë, pasi dyshohet se është përfituar nëpërmjet dokumentave të falsifikuar nga ana e shtetasit Vasil Rrapo.

Shtator 2015
Gjykata e Vlorës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në pronësi të shtetit të një sipërfaqe prej rreth 128 mijë metra katrorë tokë pyjore në zonën e Palasës, në Himarë, me vlerë sipas çmimeve shtetërore 280 mijë euro, e përfituar në bazë të dokumentave të fallsifikuara nga shtetasi Timotheo Dhimolea, i cili u dënua me 2 vjet burgim.

Shkurt 2015
Prokuroria e Vlorës ka vendosur sekuestro preventive për një sipërfaqe toke prej mbi 44 mijë metra katrorë, me vlerë tregu rreth 4.4 milionë euro në zonën bregdetare të “Jonufrës” në qytetin e Vlorës, e dyshuar se është përfituar nga pasardhësit e shtetasit Gjon Gjonboçari në bazë të dokumentave të fallsifikuara.

Redaksia online
(S.mshqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla