VLORE - Qendra shendetësore e fshatit "Tre Vllazër" në Vlorë që u shërben rreth 1 mijë banorëve prej vitesh nuk njeh asnjë investim. Kjo ka bërë që godina të shkojë drejt degradimit, teksa A1 Report sjell pamjet në ambientet e brendshme të godinës të cilat nuk kanë nevojë për shumë koment.

Sikur të mos mjaftonte godina nuk furnziohet as më ujë, ndërsa askush nuk kujdeset as për mbetjet spitalore. Ndonëse drejtuesit e kësaj qendre e kanë ngritur shqetësimin në organet kompetente, askush nuk e ka vënë ujin në zjarr. 

Mungesa e kujdesit ka bërë që kjo qendër shëndetësore të kthehet në një burim serioz infeksioni për këdo që vjen aty për të marrë mjekim. Banorët kur kanë emergjenca shëndetësore zgjedhin qendrat shendetësore te qytetit të Vlorës. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)