Vlorë, Rama dolli për Gjikën:
S'e heq dot nga zemra/VIDEO

Vlorë, Rama dolli për Gjikën:<br />S'e heq dot nga zemra/VIDEO
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e PS-së në një festë në qytetin e Vlorës, me rastin e festave të fundvitit.

Gjatë kësaj feste, kreu i qeverisë ka vlerësuar ish-kryebashkiakun e qytetit bregdetar dhe një prej përfaëqsuesve më të rëndësishëm të Partisë Socialiste atje, Shpëtim Gjikën, duke ngritur një dolli për të. 

"Një dolli dhe për Shpëtim Gjikën, mikun tim problematik që nga mendja e heq, por nga zemra s'e heq dot. Gëzuar Shpëtim dhe të paçim. Shëndet dhe të tëra të mirat që të do zemra", u shpreh kryeministri.

Ish-kryebashkiaku Shpëtim Gjika ishte mes të ftuarve të kësaj mbrëmje të organizuar nga vetë kreu i qeverisë. 

Marrëdhëniet mes Ramës dhe Gjikës kanë qenë të tendosura prej më shumë se një viti, pasi PS nuk i besoi ish-kryebashkiakut të kandidonte për një mandat të tretë në Bashkinë e Vlorës. 

Në vend të Gjikës, dega e PS propozoi Dritan Lelin, i cili fitoi përballë demokratit Genc Deromemaj. 




Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, LZHK kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Derisa të anëtarësohemi në BE! Do të ndikojë në uljen e kriminalitetit