Përkeqësimi i kushteve atmosferike këtë fund-janari dhe reshjet e dendura të shiut kanë rikthyer edhe një herë frikën e përmbytjeve të 4 Tetorit 2024 në Vlorë.
Mjaftuan sot (29 janar) vetëm 10 minuta reshje intesive, që qyteti të shndërrohej gati si Venecia.
Gjatë paradites moti u përkeqësua me shi të rrëmbyeshëm, duke sjellë dhe probleme në rrugët e qytetit.
Prezencë uji në disa prej akseve, si në zonën e Skelës, rruga pranë Bibliotekës Publike dhe pranë zonës së njohur ndryshe si “Albano e Romina”, që janë të përhershme nën pushtetin e ujit sa herë ka reshje të dendura.
Uji ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e automjeteve, por edhe të qytetarëve. Ka pasur probleme për shkak të bllokimit të kanalizimeve, duke sjellë edhe përmbytjen e akseve kryesore në qytet.
Vlora vijon të përballet me një problematikë të tille sa herë që ka reshje në qytet.
Lajmi kryesor: