VLORE - Pas shumë vitesh Orikumit i është kthyer vëmendja e qeverisë sa i përket investimeve.

Falë një fondi të përbashkët të qëverisë dhe njësisë vendore ka nisur asfaltimi i rrugëve të brëndshme të qytezës, sistemi i kanalizimeve, ndërsa do t'i nënshtrohen rikonstruksionit edhe godinat e shkollave.

Kryebashkiaku i Orikumit, Gëzim Capo jep më shumë detaje rreth këtyre investimeve që janë në proces.

"Kemi një investim shëtitorja që lidh qendrën e qytetit me detin që është në vazhdim, njëkohësisht janë duke u bërë disa investime të tjera, është duke u ndërtuar stadiumi i ri i qytetit njëkohësisht janë duke u ndërtuar dhe ambjentet sportive pranë shkollës së mesme Hasan Pulo po edhe pranë shkollës së mesme Hasan Mëhilli jo vetëm ambjentet sportive po edhe pjesa tjetër që e shoqëron." tha Capo 

Orikumi është një destiancion i rëndësishëm turistik në qytetin e Vlorës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)