Vlorë, rritet numri i vizitorëve dhe
pushuesve në plazhin e Nartës

Vlorë, rritet numri i vizitorëve dhe<br />pushuesve në plazhin e Nartës
VLORE- Edhe këtë vit duket se plazhi i Nartës mbetet një ndër plazhet më të frekuentuara të bregdetit shqiptar të jugut. Numri i pushuesve ka ardhur duke u rritur në këtë zonë turistike për shkak të kushteve të mira që ofron ky plazh, si deti i pastër, qetësia dhe rëra kurative.
 
Infrastruktura që të çon për në plazhin e Zvërnecit dhe investimet e kryera nga privatët kanë bërë që shumë turistë, vendas dhe të huaj të kalojnë pushimet aty.
 
Pushuesit shprehen se janë mjaft të kënaqur me kushtet e këtij plazhi, si dhe me shërbimet e ofruara nga subjektet në këtë zonë.
 
Restorantet buzë plazhit në zonën e Nartës, janë të njohura për kulturën e pasur të gatimit të produkteve të detit.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festivalin e Solingenit

Gjermania ashpërson politikat e sigurisë dhe azilit, pas sulmit vdekjeprurës në festivalin e Solingenit