Policia gjithashtu ka bërë të mundur asgjësimin e 2500 rrënjëve kanabis. Të arrestuarit janë Adrian Latifi, 22 vjeç, Romaroi Latifi 19 vjeç, të dy banues në fshatin Levan-Fier. I arrestuar është gjithashtu edhe Mateo Xhambrazi, 25 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit të policisë është bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një armë zjarri "Pushkë M-63" e kalibrit 7.62 mm, e cila dyshohet se u përket kultivuesve.
Policia e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni ka proceduar në gjendje të lirë 33 persona të tjerë për "Moskallëzim krimi", të cilët dyshohen se në kohë të ndryshme kanë shërbyer si punëtorë në këtë parcelë.
Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe "Moskallëzim krimi".
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
