Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 pas mesnate,në zonën e “Jonufrës” në Vlorë, ku bëhet e ditur se automjeti tip “Range Rover” me targa AA 230 FC, nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Menjëherë pas kësaj policia u vu në lëvizje për ndalimin e autorëve, të cilët pas mos zbatimit të urdhrit të policisë, braktisën automjetin dhe u larguan në këmbë duke përfituar edhe nga errësira.
Gjatë kontrollit në automjetin policia arriti të zbulojë sasinë prej rreth 200 kg kanabis sativa. Ndërkohë sipas policisë, dyshohet se janë dy autorë të trafikimit të lëndës narkotike, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ndërsa vijon puna për zbulimin dhe arrestimin e tyre, si dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes.
(Në foto: Droga e sekuestruar nga Forcat Delta te Policise Kufitare Vlore) Foto të tjera
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)