VLORË - Një sasi e konsiderueshme nafte kontrabandë është sekuestruar nga Policia e Vlorës. Dy persona kanë rënë në pranga, Levzant Canaj dhe Eduard Alliaj, të dy 49 vjeç për veprën “kontrabandë me mallra që paguhet me akcizë”dhe “Ruajtje apo depozitim i mallrave kontrabandë”.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kontrabandonin naftë. Eduart Alliaj është kapur në flagrance në fshatin Sherisht duke i shitur Canajt, pronar i një pike karburantesh, një sasi prej 3500 litra naftë pa dokumentet justifikues.

Sasia e naftës kontrabandohej me automjetin Iveco me targa VL2935C tip fugon frigoriferik, brenda të cilit kishte përshtatur 2 depozita për kontrabandë.

Policia e Vlorës vijon hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Vlorë.

nafta kontrabande vlore