Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro
pasuri të paligjshme në ndërtime

Vlorë, sekuestrohen 4 milionë euro<br />pasuri të paligjshme në ndërtime
VLORË - Janë sekuestruar sot në Vlorë mbi 3 objekte-pallate në ndërtim dhe një tokë truall me sipërfaqe 20039 m2, të cilat arrijnë në një vlerë tregu afërsisht 4 milionë euro.
Kjo me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, gjykata e këtij rrethi.

SEKUESTRIMI I PARË
‘’Pallat ne ndertim 10-12 kate ne lagjen ‘’Pavaresia’’. Sekuestrimi i këtij objekti, në pronësi të H. Meta dhe A. Meta eshte bere mbi kerkesen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore per vendosje sekuestro preventive ne kuadër te procedimit penal, të vitit 2013, për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve” dhe “shpërdorimi i detyrës”, dhe ‘’pastrim te produkteve te vepres penale’’. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore të parashikuara nga neni 274 i K.Pr.Penale, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, si është ajo e sekuestros preventive. Vlera e objektit te sekuestruar eshte rreth 500 mije euro.

SEKUESTRIMI I DYTË
Pallat banimi dhe shërbimi 2-6 kt+papafingo në ndërtim. Po sot eshte ekzekutuar vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore nepermjet te cilit eshte vendosur sekuestro preventive mbi objektin pallat banimi dhe shërbimi 2-6 kt+papafingo dhe 1 kt n/toke. Pronësia me pronar G. Feta e subjekt xxxxx të ndodhur ne brendësi te Portit Detar Vlorë.  Sekuestrimi i këtij objekti eshte bere ne kuadër te procedimit penal të vitit 2012, për veprën penale “Ndërtimit pa leje” të parashikuar nga neni 199/a i K. Penal. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, si është ajo e sekuestros preventive. Vlera e objektit te sekuestruar eshte rreth 800 mije euro.
 
SEKUESTRIMI I TRETË
Pallat banimi 13 kate në ndërtim. Po sot eshte ekzekutuar vendimi Nr.273 date 29.07.2013 i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore nepermjet te cilit eshte vendosur sekuestro preventive mbi objektin pallat banimi 13 kate ne ndertim i kryer nga shoqëria “D....S...”, ndodhur ne lulishten e quajtur ‘’tre racat’’ ne bulevardin Vlore-Skele. Sekuestrimi i këtij objekti eshte bere mbi kerkesen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore per vendosje sekuestro preventive ne kuadër te procedimit penal per vepren penale te parashikuar nga neni 248 “Fallsifikimi i dokumentave”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë çmon se ekzistojnë kushtet dhe kriteret, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, si është ajo e sekuestros preventive. Vlera e këtij objekti te sekuestruar eshte rreth 700 mije euro

SEKUESTRIMI I KATËRT
Ne daten e sotme eshte ekzekutuar vendimi i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Vlore nepermjet te cilit eshte vendosur sekuestro preventive mbi nje pasuri te paluajtshme sipërfaqe trualli prej 20039 m2, (njezetemije e tridhjete e nente meter katror), , ne zonën  e quajtur “plazhi i vjetër” te qytetit te Vlorës, në pronësi të V. Lushaj.

Sekuestrimi i këtij objekti eshte bere mbi kerkesen e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Vlore per vendosje sekuestro preventive per vepren penale te ‘’Falsifikimit te dokumentave’’ dhe ‘’Pastrim te produkteve te vepres penale’’ parashikuar nga nenet 186 e 287 te K.Penal.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka çmuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore, që ndaj objektit që lidhet me veprën penale dhe që për më tepër është produkt i saj, të caktohet një masë sigurimi me karakter pasuror, sic është ajo e sekuestros preventive për pasurinë nr./ 32/436, zona kadastrale 8604. Vlera e kësaj pasurie me cimin e tregut eshte rreth 2 milion euro.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë

Bebe Rexha feston ditëlindjen, fik qiriun në mënyrë të pazakontë