VLORE - Policia e Vlorës ka sekuestruar një arsenal armësh i paketuar në 6 arka. Në arkat e armatimit u gjendën 30 predha antitank dhe 1 granatë hedhës. Ky arsenal ishte i braktisur në fshatin Mallkeq, në lagjen Shoraj të Vlorës. 

Në këtë zonë ndodhen disa banesa të braktisura, ku ishte vendosur edhe arsenali i armëve. 

Municionet luftarake ishin në gjendje të mirë teknike për tu përdorur. Sekuestrimi i arsenalit u krye mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga strukturat e policisë së qarkut të Vlorës. 

Uniformat blu po punojnë për identifikimin e personave të cilët kanë fshehur këto municione në këtë zonë.
 
arsenali armeve

arsenali armeve

arsenali armeve

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)